Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Videokamera Memorje flash > LEGRIA FS37

Canon LEGRIA FS37
Videokamera Memorje flash

LEGRIA FS37

Shkoni kudo, filmoni kudo me LEGRIA FS37 – kamera më e vogël dixhitale e Canon. Rregjistroni filma SD të shkëlqyeshëm në kujtesën flash të brendshme 16 GB ose përdorni karta të kujtesës për shkëmbim të thjeshtë.

Karakteristikat

  • Kujtesë me Flash të Dyfishtë 16GB
  • Kamera më e vogël dixhitale e Canon
  • Video e Çastit
  • Zmadhim i Avancuar 41 x
  • Filmim i Dyfishtë
  • Stabilizues i Imazhit me modalitetin Dinamik
  • Para REC
  • Sistemi Gjerësi e Vërtetë me Rezolucion të Lartë 16:9
  • Bateri inteligjente dhe Karikimi i Shpejtë
  • I pajtueshëm me rregjistruesin e veçantë DVD DW-100
Jeta në lëvizje.



Kujtesë me Flash të Dyfishtë
Me Kujtesë Flash të dyfishtë prej 16 GB, LEGRIA FS37 ofron edhe kapacitet të brendshëm, edhe rregjistrim në kartën e kujtesës. Ruani mbi 10 orë filma në kujtesën e integruar – ose rregjistroni në kartat SD dhe SDHC, të shkëlqyera për shkëmbime.

Më i vogël, më i lehtë
LEGRIA FS37 është kamera më e lehtë, më e vogël dixhitale që Canon ka bërë ndonjëherë. Kjo e bën atë një shoqërues të shkëlqyeshëm gjatë ditës tuaj.

Filma - me një shkrepje
Modaliteti i Videos së Çastit e bën tepër të lehtë për të krijuar filmime për t'u shpërndarë me miqtë dhe familjen. Sa herë që shtypet butoni i rregjistrimit, kapet një video e shkurtër prej 4 sekonda. Thjesht transferoni videot tuaja në një listë të shikimit në kartën e kujtesës, zgjidhni një kolonë zanore dhe menjëherë jeni gati të shihni filmin tuaj në një TV - nuk ka nevojë për redaktim në një kompjuter. 4 sekonda është gjatësia mesatare e një ‘prerje’ në një shfaqje televizive, duke ju ndihmuar t'i jepni filmit tuaj përfundimtar një ndjesi eksperti. Titujt muzikorë mostra jepen në një CD shoqërues, por ju gjithashtu mund të vendosni vetë muzikën tuaj në një kartë të kujtesës.

Zmadhim i Përparuar 41 x
Duke ju lejuar t'i afroheni më shumë të gjitha veprimeve, procesori DIGIC DV II i Canon kombinohet me cilësinë optike të një Lent Video autentike Canon për t'ju sjellë fuqinë e Zmadhimit të Përparuar prej 41 x.

Filmim i Dyfishtë
Filmimi i Dyfishtë përcakton të gjithë kontrollet në automatikë, duke e bërë kamerën me të vërtetë të thjeshtë për t'u përdorur. Ju mund të bëni video dhe fotografi me cilësi të lartë, pa u shqetësuar që të kaloni ndërmjet cilësimeve në Diskun e Kontrollit.

IS me modalitetin Dinamik
Rregjistroni filmim më të qëndrueshëm, edhe kur jeni duke lëvizur. LEGRIA FS37 paraqet një Stabilizues të Imazhit me një modalitet të ri Dinamik, që kompenson për një sferë më të gjerë të tronditjes së kameras.

Para REC
Në modalitetin Para REC, kamera fillon rregjistrimin tre sekonda përpara sesa të shtypet butoni Record. Këto tre sekonda shtohen automatikisht në fillim të secilës video, në mënyrë që ju të rregjistroni akoma momentin kryesor edhe nëse keni shtypur butonin Record shumë më vonë.

Gjerësi e Vërtetë 16:9
Rregjistroni filma me ekran të gjerë, panoramik, mahnitës në 16:9. Ju madje edhe mund të shqyrtoni filmimin tuaj video nga mënyra sesi shfaqet në një televizor me ekran të gjerë nëpërmjet LCD 2.7" 16:9.

Bateri inteligjente dhe Karikimi i Shpejtë
Filmoni për deri në 3,5 orë në një karikim të vetëm. Bateria inteligjente tregon karikimin e mbetur në minuta. Dhe, kur doni të ngarkoni baterinë, duhen vetëm 20 minuta për t'a karikuar për rregjistrim për një orë.

Vendosje e thjeshtë në DVD
Vendosni thjesht në një DVD. Pajisja DVD e Canon DW-100 (e disponueshme veçmas) ofron vendosje të thjeshtë me një prekje.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Drajvers
Produkte të ndërlidhura
Video kamera dixhitale me DVD
Video kamera MiniDV
Video kamera me memorie flash
Projektorë XEED
Printera kompakt fotosh SELPHY
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit