Kujtesë me Flash të Dyfishtë Me Kujtesë Flash të dyfishtë prej 8 GB, LEGRIA FS36 ofron edhe kapacitet të brendshëm, edhe rregjistrim në kartën e kujtesës. Ruani mbi 5 orë filma në kujtesën e integruar – ose rregjistroni në kartat SD dhe SDHC, të shkëlqyera për shkëmbime.
Më i vogël, më i lehtë LEGRIA FS36 është kamera më e lehtë, më e vogël dixhitale që Canon ka bërë ndonjëherë. Kjo e bën atë një shoqërues të shkëlqyeshëm gjatë ditës tuaj.
Filma - me një shkrepje Rregjimi i Videos së Çastit e bën tepër të lehtë për të krijuar filmime për t'u shpërndarë me miqtë dhe familjen. Sa herë që shtypet butoni i rregjistrimit, kapet një video e shkurtër prej 4 sekonda. Thjesht transferoni videot tuaja në një listë të shikimit në kartën e kujtesës, zgjidhni një muzikë dhe menjëherë jeni gati të shihni filmin tuaj në një TV - nuk ka nevojë për redaktim në një kompjuter. 4 sekonda është gjatësia mesatare e një ‘prerje’ në një shfaqje televizive, duke ju ndihmuar t'i jepni filmit tuaj përfundimtar një ndjesi eksperti. Titujt muzikorë mostra jepen në një CD shoqërues por ju, gjithashtu mund të vendosni vetë muzikën tuaj në një kartë të kujtesës.
Zmadhim i Përparuar 41 x Duke ju lejuar t'i afroheni më shumë të gjitha veprimeve, procesori DIGIC DV II i Canon kombinohet me cilësinë optike të një Lente Video autentike Canon për t'ju sjellë fuqinë e Zmadhimit të Përparuar prej 41 x.
Filmim i Dyfishtë Filmimi i Dyfishtë përcakton të gjithë kontrollet në automatikë, duke e bërë kamerën me të vërtetë të thjeshtë për t'u përdorur. Ju mund të bëni video dhe fotografi me cilësi të lartë, pa u shqetësuar që të kaloni ndërmjet cilësimeve në Diskun e Kontrollit.
IS me modalitetin Dinamik Rregjistroni filmim më të qëndrueshëm, edhe kur jeni duke lëvizur. LEGRIA FS36 paraqet një Stabilizues të Imazhit me një modalitet të ri Dinamik, që kompenson për një sferë më të gjerë të tronditjes së kameras.
Para REC Në modalitetin Para REC, kamera fillon rregjistrimin tre sekonda përpara sesa të shtypet butonin Record. Këto tre sekonda shtohen automatikisht në fillim të secilës video, në mënyrë që ju të rregjistroni akoma momentin kryesor edhe nëse keni shtypur butonin Record shumë më vonë.
Gjerësi e Vërtetë 16:9 Rregjistroni filma me ekran të gjerë, panoramik, mahnitës në 16:9. Ju madje edhe mund të shqyrtoni filmimin tuaj video nga mënyra sesi shfaqet në një televizor me ekran të gjerë nëpërmjet LCD 2.7" 16:9.
Bateri inteligjente dhe Karikimi i Shpejtë Filmoni për deri në 3,5 orë në një karikim të vetëm. Bateria inteligjente tregon karikimin e mbetur në minuta. Dhe, kur doni të ngarkoni baterinë, duhen vetëm 20 minuta për t'a karikuar për rregjistrim për një orë.
Vendosje e thjeshtë në DVD Vendosni thjesht në një DVD. Pajisja DVD e Canon DW-100 (e disponueshme veçmas) ofron vendosje të thjeshtë me një prekje.
|