Sistem Kamera Canon me HD LEGRIA HV40 trashëgon të gjitha anët pozitive të Sistemit Kamera me HD të Canon nga paraardhësi i tij që ka fituar çmim, HV30. Kombinimi unik i një Lenteje të vërtetë video Canon HD, një sensor i plotë HD CMOS dhe procesori DIGIC DV II jep HDV1080i (Video me definicion të lartë), që regjistrohet në kasetë.
AF e menjëhershme Madje edhe gabimet e imëta të fokusimit shfaqen në filmimin HD. LEGRIA HV40 ka AF të menjëhershme, sistemi i fokusimit automatik hibrid unik i Canon, për të arritur fokusim të mprehtë me shpejtësi.
Zmadhim 10x dhe OIS me super distancë Një Lente e vërtetë Videoje Canon HD me një zmadhim optik 10x është ndërtuar sipas standardeve më të të përpikta – bazuar në përvojën e Canon në prodhimin e lenteve të transmetimit. Stabilizuesi Optik i Imazhit me super distancë kompenson dridhjet përmes diapazonit të fekuencave, duke hequr dridhjet e kamerës.
Buton i personalizuar dhe Disk kontrolli i caktueshëm LEGRIA HV40 u jep kinoproducentëve më shumë kontroll manual në variablat e filmimit. Një buton i personalizuar ju lejon të zgjidhni se çfarë funksioni do të donit të caktonit te Disku manual i kontrollit: zgjidhni të kontrolloni veçori si fokusimi, ekspozimi ose niveli i audios.
Pikë fiksimi e pajisjeve shtesë e avancuar Me një pikë fiksimi të avancuar të pajisjeve shtesë, përshtatni videokamerën sipas nevojave tuaja specifike p një sërë periferikësh opsional, duke përfshirë një dritë video dhe një mikrofon direksional, mund të shtohen. Niveli manual i audios ju jep kontroll të saktë për regjistrimin e audios. Lidhuni shpejt te një televizor i pajtueshëm HD ose kompjuter nëpërmjet HDMI.
Filmim kinemaje 25p LEGRIA HV40 ju jep opsionin e filmimit 25p (progresive). E kombinuar me një regjim imazhi të veçantë CINE, filmoni filma që kanë pamjen dhe ndjesinë e filmit tradicional. 25p gjithashtu siguron performancë të përmirësuar në dritë të dobët.
Regjistrim i menjëhershëm i fotografisë Në sajë të DIGIC DV II, bëni 2,07MP foto dhe video njëkohësisht, me fotot që ruhen në kartën MiniSD. Disa veçori të dedikuara fotosh janë të disponueshme, duke përfshirë një histogram me një shtypje për monitorimin e niveleve të shkëlqimit. Printimi i fotove në një printer të pajtueshëm PictBridge është i thjeshtë.
Hyrje AV Me anë të një lidhje në hyrje AV, transferoni filmimi analog (duke përfshirë filmat e vjetër shtëpiak) në shirita dixhitalë - ideale për arkivim.
Bateri opsionale që zgjat shumë Nëse jeni duke planifikuar një ditë me shumë filmime, LEGRIA HV40 është i pajtueshëm me baterinë opsionale me kapacitet të lartë të Canon (BP-2L24H) – duke hequr nevojën e mbajtjes së pjesëve rezervë.
|