Sistemi i Kamerës Canon HD 8 MP Merrni imazhe mahnitëse dhe paraqitje të jashtëzakonshme në dritë të paktë përmes Sistemit të Kamerës HD të Canon: LEGRIA HF S200 kombinon një sensor CMOS 8,0MP me HD të Plotë, një Lente Video HD Canon dhe përpunuesin DIGIC DV III.
Ekran LCD me prekje 3,5” Një ekran LCD me prekje me rezolucion të lartë 3,5” ofron një shikim 100% për rregjistrimin e filmave HD. Një ndërfaqje unike, e mbështetur në gjeste e LCD ju jep mundësinë në majat e gishtërinjve për funksione të tillë të filmimit dhe shikimit, përfshirë modalitetet Ndjekja me Prekje, Fokusimi me Prekje dhe Ekspozimi me Prekje.
Rregjistrim në kartën e kujtesës Rregjistroni drejtpërdrejt në kartat e kujtesës SDHC me kapacitet të lartë – një kartë 32GB mund të depozitojë mbi 12 orë filma HD. Vendet e dyfishtë të kartave me Rregjistrimin Stafetë nënkuptojnë se rregjistrimi do të kalojë automatikisht ndërmjet kartave kur njëra mbushet plot.
Shkëmbim i thjeshtë i filmave Për shkëmbim të thjeshtë të filmave tuaj, LEGRIA HF S200 ju lejon të konvertoni skedarët AVCHD (MPEG4) në skedarë më të vegjël të përcaktimit standart MPEG2, gati për t'u vendosur në DVD ose në internet.
Kontroll profesional Një Buton i Personalizuar ju lejon të aktivizoni një prej pesë elementëve të ndryshueshëm që mund t'i caktohen Diskut të Kontrollit me dorë, përfshirë fokusimin, ekspozimin dhe nivelin e audios. Një prizë e telekomandës e hyrjes ju lejon përdorimin e telekomandës së jashtme opsionale.
Cilësi e shkëlqyer e audios Rregjistroni dhe mbikqyrni audio të lartë me një lidhje të spinës të mikrofonit dhe një prizë të kufjeve. Një Përcaktues i Mikrofonit i konfigurueshëm kompenson për ndryshimet e befasishme të volumit, duke siguruar se audio rregjistrohet gjithnjë në nivelin optimal.
Filmime më të qëndrueshëm Një Stabilizues i Imazhit Optik me një modaliteti të ri Dinamik ju lejon të rregjistroni filmim më të qëndrueshëm, edhe kur jeni duke lëvizur. IS i fuqizuar e mban filmimin super të qëndrueshëm kur rregjistroni me në skajin telefoto të sferës së zmadhimit.
Mos humbisni asgjë Në modalitetin Para REC, kamera fillon rregjistrimin tre sekonda përpara sesa të shtypet butoni Record. Këto tre sekonda shtohen automatikisht në fillim të secilës video, në mënyrë që ju të rregjistroni akoma momentin kryesor edhe nëse keni shtypur butonin Record shumë më vonë. AF i Menjëhershëm arrin fokusimin mjaft të saktë me shpejtësi.
Ngjyra e zgjeruar DIGIC DV III pranon Ngjyrën x.v. – për ngjyrime më të thella, më të pasura gjatë shikimit në TV që janë të pajtueshëm me televizorët HD. Modaliteti i Kinemasë me 25 p përputhet me pamjen e filmit tradicional dhe siguron paraqitje të rregjistrimit të përmirësuar në dritë të paktë.
Shtesa krijuese Me një mini Këmbalec të Pajisjes Shtesë të Përparuar, mund të përdoren pajisje shtesë opsionale, të tilla si një mikrofon ose dritë e videos. Filetimi i lenteve të kamerës prej 58 mm është i pajtueshëm me filtrat profesionalë.
|