Sistemi i Kamerës Canon HD Rregjistroni imazhe mahnitëse përmes Sistemit të Kamerës Canon HD: LEGRIA HF S11 përdor një kombinim të veçantë të një sensori HD të plotë CMOS prej 8,0MP, Lentet Video Canon HD me një zoom optik prej 10 x dhe përpunuesin DIGIC DV III.
Memoria prej 64 GB Dual Flash Memoria prej 64 GB Dual Flash kombinon kapacitetin e madh të vendosur në kamera - të mjaftueshëm për mbi 24 orë të filmave HD - me opsionin e rregjistrimit në karta të memorjes SDHC të heqshme.
OIS Dinamik dhe AF i Menjëhershëm Tronditja ekstreme e kamerës në skajin e gjërë të zoom-it kompensohet në mënyrë të efektshme nga Stabilizuesi i Imazhit Optik (OIS) Dinamik. AF i Menjëhershëm arrin fokusimin mjaft të saktë me shpejtësi.
Kontrolli krijues me dorë Një Buton i Personalizuar ju lejon të aktivizoni një prej pesë elementëve të ndryshueshëm që mund t'i caktohen Diskut të Kontrollit me dorë, përfshirë fokusimin, ekspozimin dhe nivelin e audios. Kontrollet e përparuar përfshijnë kufijtë e AGC (Kontrollit të Marrjes Automatike) - një tipar profesional që rrit ose kufizon reagimin në dritë të paktë - modelin Zebra, Kulmin e Ngjyrës dhe dhënien e Shiritit të Ngjyrës/Provës së Tonit.
Fotografitë 8,0 MP Një modalitet i përkushtuar i Fotografisë rregjistron imazhe me rezolucion të lartë, deri në 8,0 Megapixels. Në modalitetin Fotografia e Dyfishtë, fotografi prej 6,0 Megapixel përsëri mund të bëhen gjatë rregjistrimit të videos. Shpërthimi i Fotografisë rregjistron 25 fotografi për sekondë të filmit të rregjistruar.
Kontrolli i audios Një lidhje e hyrjes së mikrofonit dhe prizës së kufjes ju lejon të rregjistroni dhe mbikqyrni audio superiore. Kontrolli me dorë i nivelit të audios ju vendos në kontroll të plotë të rregjistrimit të zërit.
Fleksibilitet krijues Me një mini Këmbalec të Pajisjes Shtesë të Përparuar, pajisje shtesë opsionale - të tillë si një mikrofon ose dritë e videos - mund të përdoren. Filetimi i lenteve të kamerës prej 58 mm janë të pajtueshme me filtrat profesionalë.
Opsionet e ngjyrës DIGIC DV III pranon Ngjyrën x.v. – për ngjyra më të thella, më të pasura gjatë shikimit në TV që janë të pajtueshëm me HD. Modaliteti i Kinemasë me 25 p përputhet me pamjen e një filmi tradicional dhe siguron paraqitje të rregjistrimit të përmirësuar në pak dritë.
Videot madhështore janë bërë të thjeshta Fotografia e Videos rregjistron pjesë filmash të shkurtër prej 4 sekondash ose i merr ato nga videot që keni rregjistruar tashmë. Këto janë ideale për t'u vendosur së bashku në një listë titujsh, duke shtuar një kolonë zanore sipas zgjedhjes tuaj. Teknologjia e Identifikimit të Fytyrës përmirëson vendosjen për deri në 35 fytyra për një imazh. Pre REC rregjistron 3 sekondat e veprimit përpara sesa të shtypni Rregjistro.
Telekomanda Për qëndrueshmëri shtesë kur rregjistroni me një zoom të gjatë ose nëse kamera juaj është vendosur në një vend të pavolitshëm, përdorni Adaptuesin me Telekomandë RA-V1 të Canon.
|