Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Videokamera HD > LEGRIA HF M36

Canon LEGRIA HF M36
Videokamera HD

LEGRIA HF M36

Bëjini filmat me HD të Plotë në mënyrën që dëshironi me LEGRIA HF M36 plot stil dhe kompakte. Kujtesa me Flash të Dyfishtë – me 8 GB të brendshme – plotësohet nga një vend i kartës së kujtesës SDHC. I Zgjuar Automatik e bën të thjeshtë rregjistrimin e videove të shkëlqyeshme.

Karakteristikat

  • Kujtesë me Flash të Dyfishtë 8 GB dhe Rregjistrimi Stafetë
  • Filmim i Thjeshtë HD
  • Ekran me prekje LCD 6,8cm (2,7”)
  • Video e çastit
  • Sistemi i Kamerës Canon HD 3,3 MP
  • OIS Dinamik dhe IS i Fuqizuar
  • Shkëmbimi i thjeshtë
  • Para REC, Modaliteti Kinema 25 p – plus fotografi 3,3 MP
  • Sistem fleksibël
  • Kasë e Papërshkueshme nga Uji
Më i zgjuar prej konstruksionit.



Kujtesë me Flash të Dyfishtë
Me Kujtesë Flash të Dyfishtë 8 GB, LEGRIA HF M36 ofron edhe kapacitet të brendshëm, edhe rregjistrim në kartën e kujtesës. Dhe me rregjistrimin Stafetë, nuk ju duhet kurrë të ndaloni filmimin për të ndryshuar mediat; nëse kujtesa e integruar mbushet plot, rregjistrimi Stafetë do të vazhdojë automatikisht në një kartë SD ose SDHC.

Filmim i thjeshtë HD
Filmimi HD nuk ka qënë kurrë më i thjeshtë. Teknologjia e njohjes së skenës e I Zgjuar Automatik optimizon cilësimet sipas situatës, pavarësisht nëse është një perëndim dielli dramatik ose një veprimtari familjare. AF e menjëhershme arrin fokusim të shpejtë të mprehtë dhe Teknologjia e Zbulimit të Fytyrës optimizion cilësimet e filmimit për rregjistrime të përsosura të njerëzve.

Teknologjia e ekranit me prekje
LEGRIA HF M36 ofron një mënyrë unike për të kontrolluar kamerën tuaj. Ekrani i madh me prekje 2,7” ju lejon të kontrolloni filmimin e kamerës dhe funksionet e shikimit me gjeste të thjeshta në ekran për një mënyrë të re, më intuitive të krijimit të filmave.

Sistemi i Kamerës Canon HD
Sistemi i Kamerës Canon HD kombinon një sensor CMOS 3,3 MP me HD të Plotë, një Lente Video Canon HD me një zmadhim optik prej 18 x dhe përpunuesin DIGIC DV III për të dhënë filma mahnitës me HD të Plotë.

OIS Dinamik dhe IS i Fuqizuar
Kur filmoni video, tronditjet e vogla të kamerës mund të shfaqen të zmadhuara gjatë shikimit. Për të balancuar këtë, LEGRIA HF M36 përdor dy sisteme të stabilizimit të imazhit - Stabilizuesi i Imazhit Optik Dinamik zvogëlon tronditjen e shkaktuar kur ecni dhe Stabilizuesi i Fuqizuar i Imazhit e mban imazhin të qëndrueshëm për filmime telefonike.

Shkëmbimi i thjeshtë
Shkëmbimi i videove tuaja është më i thjeshtë sesa ndonjëherë më parë me LEGRIA HF M36. Konvertimi në kamera nga HD në SD ju lejon të zvogëloni madhësinë e skedarëve tuaj në kamera, ndërsa programi kompjuterik PIXELA i dhënën e bën vendosjen të lehtë.

Para REC, Modaliteti Kinema 25 p – plus fotografi 3,3 MP
LEGRIA HF M36 ka shumë karakteristika të filmimit për krijimin e filmave më të mirë. Në modalitetin Para REC, kamera fillon rregjistrimin tre sekonda përpara sesa të shtypet butoni Record, në mënyrë që të mos humbisni asgjë nga veprimi. Modaliteti i kinemasë 25 p krijon filma me pamje me pranë kinemasë. Dhe ju madje mund të bëni fotografi 3,3 MP për të plotësuar filmat tuaj.

Sistem fleksibël
LEGRIA HF M36 ka një lidhje HDMI të integruar për shikimin e drejtpërdrejtë në një HDTV. Mini Këmbalec i Përparuar i Pajisjeve Shtesë dhe një sferë pajisjesh shtesë – përfshirë kasën WP-V2 e papërshkueshme nga uji për të marrë kamerën tuaj gjatë notimit ose zhytjes - duke lejuar që HF M36 të rritet me përvojën tuaj.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Softuera & Drivera
Produkte të ndërlidhura
Video kamera dixhitale me DVD
Video kamera MiniDV
Video kamera me memorie flash
Projektorë XEED
Printera kompakt fotosh SELPHY
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit