Canon F-718SGA

F-718SGA

Prodhuar pjesërisht nga materiale produktesh Canon të ricikluara duke e bërë ideale për njerëzit e interesuar në konsumin e përgjegjshëm.

Përfitimet

  • Prodhuar pjesërisht duke përdorur materiale produktesh Canon të ricikluara
  • Burim energjitik i dyfishtë: diellor dhe bateri e zëvendësueshme
  • 264 funksione dhe tipare
  • Ekran i madh LCD dot matrix
  • Modaliteti me dy mënyra (matematikore ose në rresht)

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon F-718SGA

Dizajn i qëndrueshëm.


Kjo makinë llogaritëse shkencore është prodhuar pjesërisht nga materiale produktesh Canon të ricikluara për të bërë kasën e sipërme, kasën e poshtme, kapakun e baterisë dhe kasën e fortë të makinës llogaritëse. Kjo rrit në maksimum efektshmërinë e burimeve dhe minimizon mbeturinat.

Efektshmëri që kursen energji


F-718SGA paraqet një burim praktik të dyfishtë energjie. Energjia diellore siguron rritjen në maksimum të kursimit të energjisë, ndërsa energjia nga bateria rezervë do të thotë se kjo makinë llogaritëse nuk do t'ju lërë kurrë në baltë pavarësisht nga kushtet e dritës. Funksioni ‘fikja automatike’ e fik makinën llogaritëse pas 7 minutash kur nuk preket ose nuk përdoret, duke kursyer edhe më shumë energji. Gjithashtu makina juaj llogaritëse ka bateri të zëvndësueshme për një jetë të gjatë, ndryshe nga disa makina llogaritëse që duhen hedhur pas përdorimit të një baterie të vetme.

264 funksionë, mjaft e saktë (deri në 18 shifra të llogaritjes së brendshme)


Kjo makinë llogaritëse e gjithëanëshme përmban të gjitha funksionet thelbësorë që kërkohen për matematikën dhe studimet e shkencës në shkollat fillore dhe të mesme. Kjo përfshin 264 funksionë dhe tipare, me 17 kujtesa të Ruajtjes e Rikthimit dhe deri në 18 shifra të llogaritjes së brendshme për rezultatë mjaft të saktë (shihni specifikimet për një listë të plotë të funksioneve).

Ekran i madh LCD dot matrix


Rreshtat e mëdhenj me 4 elementë, ekrani LCD dot matrix - i plotësuar me rregullimin e kontrastit - i bën shifrat të thjeshta për t'u lexuar me një shikim. Një mbulesë e fortë praktike mbron ekranin dhe tastierën nga goditjet dhe takimet e përditëshme.

Shfaqja me dy mënyra (matematikore ose në rresht) dhe dy mënyra të përdorimit


Përfitoni nga shfaqja me dy mënyra (matematikore ose në rresht) dhe dy mënyra të përdorimit. Me mënyrën e përdorimit ‘matematikore’ ekrani shfaq stilin e teksteve të matematikës, ndërsa mënyra ‘rresht’ përdor formatin tradicional me 2 rreshta.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon F-718SGA, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.