Dizajn kompakt, bashkëkohor E disponueshme me një veshje të zezë ose të bardhë, X MARK I CARD është lloji i makinës llogaritëse personale që ngre standardin për dizajn elegant, modern. Një kasë e poshtme luksoze prej alumini plotëson tastierën tërheqëse dhe praktike. Kompakte, megjithatë e efektshme, ajo jep rendimet të shkëlqyer dhe të besueshëm.
Merreni kudo E lehtë dhe kompakte, X MARK I CARD mund të futet lehtësisht në portofolin, çantën ose xhepin tuaj, për t'u përdorur kurdoherë, kudo. Me peshë vetëm 34 g dhe thjesht 7,1 mm e trashë, ajo krahasohet në mënyrë të favorshme me markat dhe modelet e tjera në treg.
Me pamje të zgjuar dhe e qëndrueshme – zgjidhni të dyja Zgjedhja e ndikimit të zvogëluar ndaj mjedisit nuk nënkupton kompromis me stilin. Si të gjitha produktet e serisë X të Canon, pjesë të X MARK I CARD janë bërë duke përdorur materialë të ricikluar të Canon, duke u dhënë burimeve një jetë të dytë.
Kursimi i energjisë Duke përdorur vetëm energji diellore të rinovueshme, X MARK I CARD nuk ka asnjë bateri dhe prandaj nuk ka mbeturina.
E lehtë për t'u përdorur X MARK I CARD paraqet një ekran shikimi LCD me rezolucion të lartë me tetë shifra, me shenja të madhësisë 8,7 mm x 3,7 mm, plus taste të fortë. Kjo i bën përllogaritjet të thjeshta për t'u futur dhe të qarta për t'u lexuar. Përveç funksioneve themelorë të përllogaritjes, X MARK I CARD është e pajisur me funksionet e kujtesës, përqindjes dhe rrënjës katrore.
|