Fuqi llogaritëse e lëvizshme
Merreni me vete këtë kalkulatriçe 12-shifrore kudo që ju shkoni - dhe përfitoni nga fuqia e llogaritjes në majën e gishtave tuaj. Kompakte dhe me peshë të lehtë, ofron një seri funksionesh të gjithanëshme që janë efikas dhe tepër të lehtë për tu përdorur.
Moderne dhe funksionale
Kapaku i fortë modern dhe funksional ka një lustrim elegant të zi dhe me llak metalik në pjesën e sipërme. Kalkulatriçja është plotësisht e mbrojtur kur e transportoni në xhep, çantë dore ose valixhe. Hape atë dhe në brendësi është njëlloj elegant.
Ekran LCD i thjeshtë për tu lexuar
Pamvarësisht nga përmasat e saj, kjo kalkulatriçe e palosshme ka një monitor LCD tepër të gjerë kështu që ju mund të lexoni të gjithë numrat me shkëlqim. Pamja e lehtë për përdoruesit - me një tastierë të qartë dhe butona të mëdhenj të koduar me ngjyra - garantojnë dhënie të lehtë dhe pa gabime të shifrave.
Funksione konvertimi taksash dhe monedhash
Thjeshtoni llogaritjet komplekse dhe kurseni kohë. Dy butona praktik për llogaritjen e taksave mbledhin ose zbresin vlera të paracaktuara taksash me një prekje. Butonat e pamvarur të konvertimit të monedhave konvertojnë monedhën tuaj lokale në monedhën që ju zgjidhni - me shpejtësi dhe me lehtësi.
Funksione të tjera të dobishme përfshijnë një kujtesë me tre butona , butona ndryshimi shenje dhe përqindje.
Burim energjie i dyfishtë i përshtatshëm
Kalkulatriçja LS-355TC ushqehet edhe me fuqi diellore edhe me bateri kështu që ajo nuk ju braktis juve sido që të jenë kushtet e dritës. Funksioni ‘fikje automatike’ fik kalkulatriçen kur nuk është në përdorim, për të kursyer energji.
|