Konstruksion i përshtatshëm horizontal Me konstruksionin e saj horizontal, kalkulatriçja 12-shifrore LS-332TC shkon rehatshëm në pëllëmbën e dorës suaj dhe është tepër e lehtë për ta përdorur. E lehtë, elegante dhe aq e vogël sa të futet në xhepin tuaj, është ideale për udhëtime - duke siguruar funksione të përshtatshme konvertimi taksash dhe monedhash.
Përdorim i pamundimshëm
Konstruksioni horizontal i LS-332TC lejon hapësirë për një ekran LCD tepër të gjerë. Shiko të 12 shifrat me lehtësi, me karaktere të mëdha duke garantuar shikim të qartë. Megjithëse kompakte, kalkulatriçja ka një tasierë të bollshme me butona të mëdhenj të koduar me ngjyra për dhënien e shpejtë dhe pa gabime të shifrave. Butonat elastike dhe konstruksioni i qëndrueshëm rrisin seriozitetin.
Thjeshtoni konvertimet e taksave dhe monedhave
Thjeshtoni llogaritjet komplekse dhe kurseni kohë. Përllogaritni çmimet me taksa të shtuara, ose pa taksa, me një prekje. Vetëm zgjidhni kursin dhe dy butona të përshtatshëm dore kalkulatriçeje për përllogaritjen e taksave do të përpunojnë gjithçka që ju duhet.
Konvertimi i monedhave është po aq i shpejtë dhe i lehtë. Konvertoni monedhën tuaj lokale në monedhën që ju zgjidhni - ose anasjelltas - shpejt dhe thjesht duke përdorur butonat e pavarur të konvertimit të monedhave.
Kontrolloni në çast statusin e kalkulatriçes
Veçoria ‘shenja e komandës’ ju lejon të kontrolloni në çast taksat, monedhën lokale ose statusin e kujtesës. Veçori të tjera përfshijnë një funksion konstant përllogaritje dhe një kujtesë me tre butona - si edhe butona praktik për ndryshim shenje, përqindje, rrënjë katrore dhe fshierje.
Burim energjie i dyfishtë i përshtatshëm
Kalkulatriçja LS-332TC ushqehet edhe me fuqi diellore edhe me bateri kështu që sido që të jenë kushtet e dritës ajo nuk ju braktis juve. Një funksion automatik fikje fuqie ruan fuqinë e baterisë kur kalkulatriçja juaj nuk është në përdorim.
|