Saktësia gjithmonë në dorë Kur jeni në udhëtim, kjo kalkulatriçe dore 14-shifrore elegante garanton që të keni gjithmonë përllogaritje të sakta. LS-24TC është kompakte dhe me peshë të lehtë e mjaftueshme për tu përshtatur mjeshtërisht në xhepin e xhaketës ose në një çantë dore. Një seri funksionesh të gjithanshme e bëjnë atë njëlloj të dobishme në zyrë dhe në shtëpi.
Konvertime të përshtatshme taksash dhe monedhash
Thjeshtoni llogaritjet komplekse dhe kurseni kohë. Kalkuloni çmimet me një prekje duke shtuar ose jo taksat, falë dy butonave të dorës të kalkulatriçes për taksat. Konvertoni monedhën tuaj lokale në monedhën që ju zgjidhni - ose anasjelltas - shpejt dhe thjesht duke përdorur butonat e pavarur të konvertimit të monedhave.
Kontrolloni statusin e kalkulatriçes në çast
Veçoria ‘shenja e komandës’ ju lejon të kontrolloni në çast taksat, monedhën lokale ose statusin e kujtesës. Një kujtesë me 3 çelësa, ndërrimi i shenjës, butoni i kthimit prapa, butonat e përqindjes dhe rrënjës katrore rrisin gjithanshmërinë.
Pamje luksoze
Me një lustrim argjendi të metalizuar elegant në pjesën e sipërme dhe një konstrukt i hollë dhe me peshë të vogël, LS-24TC ka një pamje dhe ndjesi luksoze. Përdoreni kudo dhe gjithandej dhe përfitoni edhe nga eleganca edhe nga thjeshtësia.
Tastierë e bollshme, ekran i qartë LCD
Pamvarësisht nga përmasat e saj kompakte, kjo kalkulatriçe ka një tastierë të bollshme me butona të mëdhenj të koduar me ngjyra për futje të lehtë të shifrave. Ekrani i qartë LCD ju lejon të lexoni shifrat me një shikim. Shijoni lehtësinë e përdorimit për të gjitha llogaritjet tuaja.
Burim energjie i dyfishtë i përshtatshëm
Kalkulatriçja LS-24TC ushqehet edhe me fuqi diellore edhe me bateri kështu që sido që të jenë kushtet e dritës ajo nuk ju lë kurrë në baltë. Një funksion automatik fikje fuqie ruan fuqinë e baterisë kur kalkulatriçja juaj nuk është në përdorim.
|