spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Makina llogaritëse tavoline me ekran > X MARK 1 spacer image spacer image
spacer image

Canon X MARK 1
Makina llogaritëse

Me njësinë e ekranit të prodhuar duke përdorur material të mbetur prej lenteve të prizmit Canon, makina llogaritëse e biznesit me 12 shifra, e para plotësisht me energji diellore e Canon, ndihmon në rritjen në maksimum të burimeve dhe minimizon mbeturinat.

Karakteristikat

  • Paneli i ekranit LCD i prodhuar me material të ricikluar nga lentet e prizmit Canon
  • Me energji diellore - nuk përmban bateri
  • Skicim me stil dhe i qëndrueshëm
  • Makinë llogaritëse për tryezën me 12 shifra
  • Funksione të përshtatshme të biznesit (kosto, shitje, pjesa)
  • Rrëshqitje e butonit për vendosjen e shpejtë të të dhënave
Stili maksimal. Mbeturina minimale.



Përmirësimi i efektshmërisë, ruajtja e burimeve
Kjo makinë llogaritëse e zgjuar, me 12 shifra vendos standarte të rinj – në stil, efektshmëri dhe përgjegjësinë mjedisore. Ajo paraqet një panel të ekranit LCD të madh dhe të qartë, të prodhuar duke përdorur 100% material të mbetur prej prodhimit të lenteve të prizmit të Kamerës Dixhitale Canon. Kjo rrit në maksimum efektshmërinë e burimeve dhe zvogëlon krijimin e mbeturinave - duke e bërë X MARK 1 makinën llogaritëse të zgjedhur nga ekzekutivët, profesionistët dhe individët e ndërgjegjshëm ndaj mjedisit.

100% me energji diellor - pa bateri, pa mbeturina
Miliona makina llogaritëse hidhen tej çdo vit, shumë me bateri të përdorura që nuk mund të zëvendësohen. Makina llogaritëse X MARK 1 është krejtësisht me energji diellore, duke përdorur energji natyrore, të rinovueshme. Ajo nuk përmban asnjë bateri, kështu që nuk ka asnjë mbeturinë të dëmshme. Për të zvogëluar edhe më tej mbeturinat, letër e ricikluar është përdorur për paketimin e makinës llogaritëse.

Funksione të përshtatshme të biznesit
Zbuloni pjesën e fitimit tuaj automatikisht duke përdorur butonë të veçantë të pjesës së kostos së shitjes, pa patur nevojë për formula të ndërlikuara. Eshtë mënyra më e lehtë për të thjeshtuar përllogaritje të ndërlikuara dhe për të kursyer kohë. Funksione të tjerë përfshijnë një kujtesë të Shumës së Përgjithshme, si dhe butone të kalimit, përqindjes, ndryshimin e shenjës dhe të rrënjës katrore. Një funksion i rrëshqitjes lejon vendosjen e shpejtë të shifrave pa bllokuar butonët.

Skicim i sofistikuar, i qëndrueshëm
E lëmuar dhe me stil, makina llogaritëse X MARK 1 ka një sipërfaqe të zgjuar, të shkëlqyeshme - e disponueshme në ngjyrë të bardhë të ndritshme ose të zezë brilante - me një kuti elegante të poshtme prej alumini. Trupi i hollë, i linjëzuar ka një ekran me kënd të brendshëm për t'u parë kollaj. Po aq e rëndësishme, makina llogaritëse është e fortë dhe e besueshme. Pjesa e sipërme e butonëve është e krijuar me injeksion të dyfishtë, në mënyrë që shenjat dhe shifrat e vendosura të mos fshihen madje edhe me përdorim të vazhdueshëm. E gjithë kjo shton të fundit në stil, besueshmëri dhe përgjegjësi mjedisore.

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Shkarkime
Broshura
Produkte të ndërlidhura
Makina llogaritëse dore
Makina llogaritëse shkencore
Makina llogaritje me printim Bubble Jet
Makina llogaritëse portabël me printim
Makina llogaritëse zyre me printim
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image