Shikoni dhe vendosni shifrat me lehtësi Kalkulatriçja kompakte12-shifrore e tavolinës WS-220TC ka një figurë elegante novative horizontale me një trup të gjerë. Ky konstruksion ergonomik lejon vend të bollshëm për një monitor LCD tepër të gjerë. Shiko të gjitha shenjat qartë pa lodhur shikimin tuaj, edhe gjatë përdorimit për një kohë të gjatë. Tastiera është e bollshme duke ofruar butona të mëdhenj të koduar me ngjyra për dhënien e shpejtë dhe pa gabime të shifrave. Kokat elastike të butonave dhe konstruksioni i qëndrueshëm garantojnë siguri.
Thjeshtoni konvertimet e taksave dhe monedhave Thjeshtoni llogaritjet komplekse dhe kurseni kohë. Përllogaritni diferencat e vlerave të taksave me një prekje falë dy butonave praktik të përllogaritjes së taksave. Dy butona të pamvarur konvertimi monedhash janë me avantazhe të njëjta. Konverto monedhën tuaj lokale në monedhën që ju zgjidhni - ose anasjelltas - me shpejtësi dhe lehtësi. Veçoria ‘shenja komandash’ ju lejon të kontrolloni në çast taksat, monedhën lokale ose statusin e kujtesës. Çelësa të rrëshqitshëm mundësojnë zgjdhje të lehtë të presjes dhjetore dhe rrumbullakimit. Veçori të tjera përfshijnë përllogaritje konstante dhe një kujtesë me 3 butona - si edhe butona për ndryshim shenje, përqindje, rrënje katrore, zhvendosje dhe heqjeje.
Stil profesional Me ngjyrën e saj të zezë elegante dhe konstruksionin elegant horizontal, WS-220TC sjell still profesional në ambjentet e zyrës suaj. Kompakte e mjaftueshme për ta vendosur pranë tastierës suaj, ajo siguron fuqi llogaritjeje të përshtatshme me shumë lehtësi.
Burim energjie i dyfishtë praktik Kalkulatriçja WS-220TC ushqehet edhe me fuqi diellore edhe me bateri kështu që sido që të jenë kushtet e dritës ajo nuk ju lë kurrë në baltë. Një funksion automatik fikje fuqie ruan fuqinë e baterisë kur kalkulatriçja juaj nuk është në përdorim.
|