Canon LS-88V Makina llogaritëse
|
|
|
|
Mini-kalkulatriçja e tavolinës LS-88V e Canon kombinon leverdinë dhe funksionalitietin me një konstruksion elegant. E thjeshtë për tu përdorur, elegante, e përshtatshme dhe kompakte, shkon rehatshëm në pëllëmbën e dorës suaj.
|
|
Karakteristikat |
- Mini-kalkulatriçe tavoline 8-shifrore kompakte
- Ekran LCD me kënd të drejtë për lexueshmëri të lehtë
- E disponueshme në dy ngjyra elegante pastel:
- Blu Oqeani (LS-88V-B) ose e Verdhë Korali (LS-88V-Y)
- E projektuar për funksionim të thjeshtë
- Burim dyfish energjie: diellor dhe bateri
|
|
| Mini-kalkulatriçe tavoline 8-shifrore elegante dhe ekonomike |
|
Funksionale dhe kënaqësi në përdorim Me LS-88V elegante shumngjyrëshe dhe kompakte, Canon tregon që kalkulatriçet nuk duhet të jenë të mërzitshme. Një konstruksion i pastër, i thjeshtë dhe elegant bën që modeli i mini-kalkulatriçes 8-shifrore të tavolinës të dallohet nga të tjerat. Siguron të gjithë fuqinë praktike të përllogaritjeve që ju nevojitet për detyrat tuaja të përditshme. Thjesht zgjidhni ngjyrën pastel që i përshtatet stilit tuaj të preferuar – ose blu e ftohtë oqeani ose e verdhë goditëse korali. Veç kësaj LS-88V nuk është vetëm tërheqëse por edhe me të vërtetë ekonomike, siç është e disponueshme me një çmim sinqerisht konkurues.
Garanton thjeshtësi dhe efikasitet LS-88V është pajisur me një ekran tërheqës LCD kështu që shifrat mund të lexohen me shkëlqim. Funksionet shquhen qartë falë kokave të butonave të konstruktuar posaçërisht me kode me ngjyra oval dhe kënddrejtë, duke mundësuar funksionim të shpejtë dhe të thjeshtë. Ka një kujtesë praktike me 3 butona si edhe butona për rrënjën katrore dhe për përqindjen. Një burim praktik i dyfishtë energjie diellor dhe me bateri garanton përdorim të vazhdueshëm, në kushtet e dritës së diellit ose në kushtë me pak dritë – e kompletuar me një funksion ‘Fikje automatike’ i cili kursen energji. Kur vjen radha për të llogaritur, mini-kalkulatriçja e tavolinës LS-88V duhet patjetër.
|
|
 |
|