Përmirësimi i rendimentit mjedisor LS-80TEG është një mini makinë llogaritëse me 8 shifra për tryeza e bërë për të përmirësuar efektshmërinë dhe rendimentin mjedisor. Për të ruajtur burimet dhe për të pakësuar mbeturinat, kasa e sipërme, kasa e poshtme dhe mbulesa e baterisë së makinës llogaritëse janë bërë duke përdorur 100% material të ricikluar të Fotokopjeve Canon. Eshtë zgjidhja e përsosur për individët me ndërgjegje dhe ndërmarrjet me një praktikë të Blerjeve të Gjelbërta. Dhe përmbush nevojat e korporatave të mëdha që punojnë sipas standarteve të certifikimit IS0 14001 për funksionimin në një mënyrë të qëndrueshme mjedisore.
Efikas në energji dhe një jetë më e gjatë e produktit Një burim i dyfishtë i energjisë siguron efikasitet të energjisë. Makina llogaritëse përdor bateri të zëvendësueshme për një jetë më të gjatë të produktit - jo si disa makina llogaritëse që duhet të hidhen tej pas përdorimit të një baterie të vetme. Ajo gjithashtu funksionon me energji diellore për kursimin maksimal të energjisë. Funksioni ‘fikja automatike’ e fik makinën llogaritëse pas 7 minutash kur nuk përdoret, duke kursyer edhe më shumë energji.
Funksione praktike të taksës dhe konvertimit në Euro Funksione të leverdisshëm të taksës dhe konvertimit të monedhës Euro e bëjnë këtë mini makinë llogaritëse të tryezës të përsosur për përdorimin si në zyrë, ashtu edhe në shtëpi. Përcaktoni nivelet e taksës me një prekje dhe konvertoni monedhat shpejt me lehtësi. LS-80TEG gjithashtu ka të gjitha funksionet standartë që do të prisni nga një makinë llogaritëse Canon, për të siguruar efektshmërinë e llogaritjeve.
Ekran i madh LCD Pavarësisht nga madhësia kompakte e saj, kjo mini makinë llogaritëse e tryezës ka një ekran të madh LCD për shikimin e qartë të numrave me një vështrim. Gjithashtu ka një tastierë me hapësirë dhe butonë të mëdhenj, të rehatshëm për futjen e shpejtë dhe me lehtësi të shifrave
Konstruksion i zgjuar, ngjyra plot stil LS-80TEG që kursen hapësirë është krijuar që të përshtatet lehtësisht në tryezën tuaj - ose kudo që ju nevojitet. Me lustrimin e saj të zgjuar gri dhe të artë, ajo sjell një prekje stili në mjediset tuaja.
|