E vogël-tavoline, funksionalitet maksimal
Mini-kalkulatriçja 12-shifrore e tavolinës LS-123TC është kompakte dhe me peshë të lehtë - duke siguruar komoditet portativ. Vendoseni atje ku dëshiron dhe përfitoni një seri funksionesh të gjithanshme dhe të lehta për tu përdorur. Shfrytëzoni avantazhin e përllogaritjeve të sakta në ç'do kohë.
Ekran i gjerë LCD
Pamvarësisht nga përmasat e saj kompakte, kjo kalkulatriçe ka një monitor LCD të gjerë të përthyer me kënd të drejtë. Shenja tepër të mëdha ju mundësojnë të lexoni numrat me shkëlqim. Tastiera e qartë dhe butonat e mëdhenj të koduar me ngjyra garantojnë dhënie të lehtë të shifrave. Funksioni i kthimit të butonit lejon shpejtësi dhënie pa bllokim butonash.
Funksione konvertimi taksash dhe monedhash
Thjeshtoni llogaritjet komplekse dhe kurseni kohë. Llogaritni vlerën e taksave me një prekje falë dy butonave praktik të llogaritjes së taksave. Konvertoni monedhën tuaj lokale në monedhën e zgjedhjes suaj me shpejtësi dhe lehtësi - duke përdorur dy butonat e pavarur të konvertimit të monedhave.
Kontrolloni gjendjen e kalkulatriçes në çast me butonin ‘Calculation Command sign’. Funksione të tjera përfshijnë një kujtesë me tre butona, butona ndryshimi shenje, kthimi prapa, përqindje dhe rrënje katrore.
Konstruksion elegant, modern
Kjo kalkulatriçe e hollë ka një konstruksion elegant dhe modern. Një lustrim me argjend të metalizuar dhe butona të shndritshëm, të spikatur krijojnë një kombinim ngjyrash tërheqës. Përdore atë në shtëpi ose zyrë dhe ajo shton një ndjenjë elegance në të gjithë ambjentin.
Burim energjie i dyfishtë i përshtatshëm
Kalkulatriçja LS-123TC ushqehet me fuqi diellore dhe bateri. Sido që të jenë kushtet e dritës, ajo nuk ju lë kurrë në baltë.
|