spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image spacer image
Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image spacer image
         
spacer image spacer image
spacer image Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Makina llogaritëse tavoline me ekran > HS-121TGA spacer image spacer image
spacer image

Canon HS-121TGA
Makina llogaritëse

Makina llogaritëse e parë anti-bakteriale e Canon sjell llogaritjen higjenike në zyra, shkolla, spitale dhe të gjitha vendet publike. Ajo është prodhuar duke përdorur material të ricikluar, që e bën atë si të pastër, ashtu edhe të gjelbërt.

Karakteristikat

  • Makinë llogaritëse anti-bakteriale, që i reziston mikrobeve
  • Mbulesa e poshtme e prodhuar duke përdorur material të ricikluar të Fotokopjeve Canon
  • Burim i dyfishtë i energjisë: diellore & bateri e zëvendësueshme
  • Makinë llogaritëse gjysmë për tryezë me 12 shifra
  • Ekran i madh LCD me kënd të brendshëm
  • Funksioni i llogaritjes së taksave
  • Fikje automatike
E pastër dhe e gjelbërt.



Shkëmbeni efektshmërinë pa shkëmbyer mikrobet
Bakteriet mund të shfaqen në mbulesë dhe pjesën e sipërme të butonëve të një makine llogaritëse sa herë që përdoret. Makina llogaritëse anti-bakteriale e Canon ndihmon në eleminimin e të gjithë problemeve higjenikë të mundshëm, pasi ka një agjent jo-organik të miratuar* të përdorur në kutinë e sipërme plastike dhe pjesën e sipërme të butonëve. Kjo nuk lejon ose zvogëlon rritjen e bakterieve - duke e bërë makinën llogaritëse ideale për përdorim në zyra me plan të hapur, shkolla, kantina, spitale dhe të gjitha vendet e tjera publike. Për përdorimin e përbashkët ose individual, është zgjidhja më e sigurtë.

E prodhuar duke përdorur material të ricikluar Canon
Kjo makinë llogaritëse e tryezës me 12 shifra është prodhuar duke përdorur 100% material të ricikluar të Fotokopjuesve Canon për të bërë kutinë e poshtme të makinës llogaritëse. Kjo rrit në maksimum efektshmërinë dhe minimizon krijimin e mbeturinave. Pavarësisht për siguri ose përgjegjësi mjedisore, makina llogaritëse unike HS-121TGA është në krye.

Efektshmëri që kursen energjinë
HS-121TGA paraqet një burim energjitik praktik të dyfishtë. Energjia diellore siguron rritjen në maksimum të kursimit të energjisë, ndërsa energjia nga bateria rezervë do të thotë se kjo makinë llogaritëse nuk do t'ju lërë kurrë në baltë pavarësisht nga kushtet e dritës. Funksioni ‘fikja automatike’ e fik makinën llogaritëse kur nuk është në përdorim, duke kursyer edhe më shumë energji. Makina juaj llogaritë gjithashtu ka një bateri të zëvendësueshme për një jetë të gjatë, jo si disa makina llogaritëse që duhet të hidhen tej pas përdorimit të një baterie të vetme.

Funksioni i llogaritjes së taksave që kursen kohë
Përcaktoni ndryshoret e nivelit të taksës me një prekje, falë dy butonëve të përshtatshëm të llogaritjes së taksës. Funksione të tjerë përfshijnë një ekran të ‘shenjës së komandës së llogaritjes’ për të kontrolluar statusin e makinës llogaritëse, përzgjedhës të dobishëm me rrëshqitje për rrumbullakim dhe pika dhjetore - si dhe butona të shumës së përgjithshme, ndryshimit, ndryshimit të shenjës dhe përqindjes.

Ekran i madh LCD
Një ekran i madh LCD, me kënd të brendshëm siguron se shifrat mund të lexohen lehtë me një vështrim. Një tastierë me hapësirë dhe butonë të mëdhenj, të qëndrueshëm lejojnë përdorimin pa mundim dhe të saktë. HS-121TGA është e disponueshme në dy ngjyra - e bardhë me stil ose e zezë elegante. Çfarëdo që dëshironi nga një makinë llogaritëse, kjo zgjidhje e zgjuar ju jep më shumë... duke kombinuar avantazhin anti-bakterial, përgjegjshmërinë mjedisore dhe efektshmërinë e përgjithshme të llogaritjes.

* E miratuar nga Administrata e Ushqimeve & Barërave e SH.B.A.-së. Provat e efektshmërisë kundër mikrobeve zhvillohen dhe verifikohen nga Shoqëria e Teknologjisë Industriale për Artikujt Anti-mikrobeve (SIAA) ISO 22196 (JIS Z2801).

Print page Printoje këtë faqe arrow more

spacer image
Shkarkime
Broshura
Produkte të ndërlidhura
Makina llogaritëse dore
Makina llogaritëse shkencore
Makina llogaritje me printim Bubble Jet
Makina llogaritëse portabël me printim
Makina llogaritëse zyre me printim
spacer image
spacer image spacer image spacer image
spacer image
spacer image You Can Image spacer image spacer image
spacer image
spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2012   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap spacer image spacer image
spacer image spacer image spacer image spacer image
spacer image   © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit spacer image spacer image