Makinë llogaritëse e përgjithshme me 12 shifra elegante dhe kompakte, me kasë të sipërme metalike të argjendtë. Mjaft e efektshme, kjo makinë llogaritëse e madhësisë së pëllëmbës së dorës ju lejon që të ruani në kujtesë dhe të rimerrni deri në 120 hapa të llogaritjes.
|
Kursen hapësirën dhe është elegante Me madhësinë vetëm 100 mm gjërësi, AS-120Ri me 12 shifra, e hollë dhe elegante, me ekranin e saj LCD me kënd për lart, me të vërtetë kursen hapësirën. Duke qënë e madhësisë së pëllëmbës së dorës, kjo e bën atë ideale për përdorimin në zyrë dhe në shtëpi dhe për njerëzit në udhëtim. Trupi i saj i kaluar si hark metalik i argjendtë transmeton një imazh profesional, cilido që është mjedisi juaj profesional.
Funksione financiarë të kursimit të kohës AS-120Ri është projektuar pikërisht me profesionistët e ngarkuar të llogarisë dhe financës në mendje. Për të kursyer kohë, Kontrolli dhe korrigjimi mund të mbajë deri në 120 hapa të llogaritjes në kujtesën e tij. Përdoruesit mund të kalojnë përmes tyre dhe të shohin llogaritjet duke shtypur butonin Kontrolli automatik, duke bërë korrigjime dhe duke i ruajtur ato gjatë punës. Butonët e kujtesës ju lejojnë që të mblidhni ose të zbrisni shifrat e shfaqura. Ashtu si do të prisnit nga një makinë llogaritëse Canon, ky model i efektshëm përfshin të gjithë funksionet e zakonshëm të kursimit të kohës, duke përfshirë rrënjën katrore, përqindjen dhe butonë të veçantë 0 dhe 00, plus një tregues të presjes me 3 shifra.
Butonë të shpejtë dhe të saktë Të projektuar në mënyrë ergonommike, 29 butonët e mëdhenj janë vendosur me hapësirë mes tyre për lehtësinë e përdorimit. Dhe më shumë, butoni me rrëshqitje lejon futjen e shpejtë, të njëpasnjëshme dhe të saktë të shifrave.
Efektshmëri me jetëgjatësi të madhe e energjisë Ndryshe nga makinat llogaritëse të tjera që duhet të hidhen pasi mbarohet bateria, AS-120Ri ka një bateri të zëvendësueshme, duke zgjatur jetën e makinës tuaj llogaritës. Ajo gjithashtu ka energji të dyfishtë, kështu që mund të bëni një zgjidhje të efektshme të energjisë. Për të ruajtur burimet e baterisë edhe me tej, AS-120Ri do të fiket automatikisht brenda 7 minutave nëse nuk është përdorur.
|