15x50IS AW është unik mes dylbive me shkallë të lartë zmadhimi sepse ata përfshijnë teknologjinë e shquar Canon të Stabilizimit të Imazhit Optik. Efektivitet i lartë i provuar në video kamerat Canon dhe lentet profesionale, ky sistem revolucionar përdor një lloj të ri Prizmi Kënd-Ndryshues që bën menjëherë dhe vazhdimisht rregullime për të mbajtur një imazh të qëndrueshëm. Me Stabilizimin e Imazhit Optik të Canon-it, ju mund të shijoni fuqinë e këtyre dylbive pa praninë e një trekëmbëshi. Ju mund ti përdorni ato edhe mbrenda automjetit ne levizje. Performanca e tyre e pa ndikueshme nga dridhjet, rrit jo vetëm aftësinë tuaj për të parë detaje të imëta por gjithashtu redukton lodhjen dhe sforcimin e syve. Koleksioni IS permban lente syzesh me Rafshues Dyfushorë unik që zvoglon lakimin e fushës. Si rezultat, nuk ka aspak shtrembërim dhe mjegullim përreth kornizës, gjë tipike e dylbive me shkallë të lartë zmadhimi. Ky projektim i avancuar gjithastu rezulton në eye relief, i cili u mundëson mbajtësve të syzeve që të shikojnë të gjithë fushën pa erësim përreth kornizave. Inxhinieria optike superiore e Canon-it gjithashtu siguron fushë pamje të pazakontë plotësisht të dukshme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në dylbi me shkallë të lartë zmadhimi meqë e bën më të thjeshtë lokalizimin e subjektit tuaj të dëshirurar.
|