Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Dylbi që stabilizojnë imazhin > 12x36 IS II

Canon 12x36 IS II
Dylbi

12x36IS II

Me një konstrukt çuditërisht kompakt dhe peshë të lehtë, këto dylbi 12x36 IS II përmbajnë fuqi mbresëlënëse. Objekte në largësi shihen me intensitet dhe qartësi. Stabilizimi i imazhit jep fund imazheve të dredhura, ashtu që subjektet paraqiten solide dhe të qëndrueshme.

Karakteristikat

  • Shkallë zmadhimi e lartë prej 12x
  • Stabilizues imazhi për shikim stabil
  • Me peshë të lehtë dhe kompakt
  • Distancë sy-okulare e gjatë 14.5mm
  • Rrafshues Dyfushorë për imazhe të njëtrajtëshme
  • Jetëgjatësi të madhe baterie - 4 orë operim të vazhdueshëm
  • Sipërfaqe të rrumbullakosura të thjeshta për tu kapur
  • Është përdorur vetëm xham pa plumb



Ushqyes fuqie i vogël
Surpriza e parë e dylbive 12x36 IS II nga Canon është fuqia e madhe e ngjeshur në këtë cift optik të saktë dhe kompakt. Objekte të largëta dhe mezi të shikueshëm paraqiten papritur në shikim me intensitet dhe qartësi.

Influencë të vazhdueshme
Surpriza e dytë është se sa mrekullueshëm shfaqen objektet e palëvizëshme. Tekonlogjia e Canon-it për Stablilizim të Imazhit (IS) është kaq efektiv, sa që do të duket sikur dylbitë tuaja janë të fiksuara në një mbajtëse të fortë. Me një lëkundje të aksit optik përshkak të vibrimeve me dy të mijëtat e një sekondi, mekanizmi IS hidhet në aksion për të korrigjuar shtegun e dritës që vjen duke precizuar madhësinë e drejtë, duke eleminuar me efikasitet lëkundjen e dorës dhe duke dhënë një imazh të qëndrueshëm. Dylbitë tuaja mund të përdoren edhe për të shikuar nga një automjet në lëvizje. Sistemi tepër efikas IS ju jep 4 orë përdorim të vazhdueshëm të një kompleti të vetëm baterish.

Konstruksion i bukur
Dashuruesit e natyrës do ta vlerësojnë pjesën e jashtme me reflektim të ulët dhe kapakët e përparmë me shkëlqim të ulët, që ndihmon mënjanimin e shqetësimit të zogjve dhe kafshëve të tjera të egra. Butoni i madh IS në krye dhe në qendër të dylbive është i thjeshtë për tu arritur me një gisht nga cilado dorë, siç është dhe doreza e madhe e fokusimit, që ka një aksion të butë qetësues. Kapakë të qëndrueshëm dhe të gjerë përgjatë gjithë shasisë së okularëve të objektivit sigurojnë qëndrueshmëri në goditje. Okularët kanë vrima të mëdha të parëshqitëshme për shikim komod dhe të lehtë.

Shikim i gjërë, fushë e rrafshët
Canon-i ka realizuar një fushë shikimi dukje të bollshme prej 60º, duke i lejuar përdoruesve për të parë më shumë nga subjektet e shikuara. Dy okularët e palosshëm të Canon-it japin imazhe të mrekkullueshme, të sheshta dhe pa shtrembërim. Distanca sy-okularë e gjatë lejon përdoruesve të shikojnë fushën e plotë të shikimit deri nga 14.5mm nga lentja e okularit, ideale për mbajtësit e syzeve të diellit ose të shikimit.

Optikë precize
Dylbitë e projektuara bazuar në eksperiencën 70-vjeçare të Canon-it për zhvillimin e optikave dhe lenteve preçize për të dhënë rezolucion të lartë dhe imazhe të kthjellëta. Shtresat e lenteve Super Spectra të Canon japin imazhe të qarta me kontrast të lartë me një balancim të saktë ngjyrash, duke eleminuar reflektime të brendëshme të padëshirueshme që shkaktojnë 'flakërim' dhe 'shpëlarje' imazhi.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
  © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit