Rreth neshPër të gjitha informacionet mbi organizatën Canon  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Për shtëpi > Gjetësi i produkteve > Dylbi që stabilizojnë imazhin > 10x42L IS WP

Canon 10x42L IS WP
Dylbi

10x4L IS WP

Duke mbrotjur lentet me kualitet më të lartë të serisë L të Canon-it me një shtëpizë te fortë dhe hermetike, dylbitë 10x42L IS WP sigurojnë qartësi të pankonkurueshme, dhe performancë të stabilizuar të horizontit të fushës.

Karakteristikat

  • Kualitet lentesh-L - më cilësorja në optikën precize
  • Stabilizues Imazhi Optik
  • Konstruksion i fortë dhe hermetik
  • Zmadhim 10x
  • Bebe dalje 4.2mm tepër të gjata
  • Teknologji kundra-mjegullës
  • Reliev Syri i gjatë 16mm
  • Kënd i gjerë shikimi 65°
Cilësi profesionale lentesh… për dylbi.



Fuqi profesionale
Dylbitë 10x42L IS WP janë të parat e Canon-it që skaliten me unazën e kuqe të shenjtë të serisë L: një shenjë deri tani e rezervuar për lentet fotografike profesionale me kualitet më lartë të Canon-it ; kulmi i trashgimnisë 60 vjeçare të Canon-it në projektimin dhe prodhimin e optikave preçize.

Duke rritur standartet e performancës optike, dylbitë përmbajnë dy elemente xhami me dispersion tepër të ulët (UD) në çdo krah. E zhvilluar nga Canon, këto elementë janë efikas në eleminimin e shmangjeve kromatike - shtrembërimi si ylber që ndikon tek dylbitë me cilësi më të ulët. Rezultati është qartësi shikimi tepër e shndritshme, kontrast i lartë dhe zmadhim 10x.

Qëndro pa lëvizur
Për të shuajtur dridhjet e shkaktuara nga shikimi duke i mbajtur dylbitë në në dorë, në mjete ose varka që lëvizin, dylbitë 10x42L IS WP përfshijnë stabilizuesin e imazhit (IS) Vari-Angle Prism (VAP) të Canon-it. Xhirues të vegjël zbulojnë lëvizjet më të vogla, ndërsa një mikroprocesor kontrollon një prizëm special për të korigjuar këndin e përthyerjes të dritës që vjen.

Për të gjithë llojet e moteve
E konstruktuar për të mbijetuar kushtet më të vështira për përdorim në terren, dylbitë 10x42L IS WP janë plotësisht hermetike. Konstruksioni inkorporon një a kapje të lehtë të veçantë për kushte me lagështi, dhe një shtresë kauçuku të fortë për të përballuar të gjithë aventurat tuaja.

Kundra-mjegullës
Për të parandaluar mjegullimin e elementëve të brendshëm të lenteve të shkaktuara nga futja e lagështisë, të gjitha sipërfaqet e jashtëme janë të trajtuara me një veshje metalike speciale. Kjo punon në përputhje me unaza speciale O dhe pëdorimin e ngjitësve hermetik në të gjitha pikat e jashtëme të kontaktit për të parandaluar molekulat e ujit të depërtojnë shtresën e jashtëme.

Optika precize
Të gjitha sipërfaqet e elementëve të lenteve janë trajtuar me shtresa Super Spectra të Canon-it. Këto sigurojnë imazhe të gjalla me kontrast të lartë me bilancim të saktë të ngjyrave duke eleminuar reflektime të brendëshme të padëshirueshme që shkaktojnë ‘hije’ (imazhe dytësor) dhe ‘flakërim’ (kotrast të ulët, imazhe të shpëlara). Bebëzat e jashtëzakonëshme të daljes me gjatësi 4.2mm lejojnë një fushë të gjerë shikimi në kushte me ndriçim të ulët.

Komode
Çdo aspekt i dylbive 10x42L IS WP është konstruktuar përrreth komoditetit të shikimit. Një kënd i gjerë 65° shikimi fut gjith horizontin në shikim, ndërsa një reliev syri i gjatë 16mm minimizon hijëzimin e cepave (ose ‘efektin tunel’) që mund të ndikojë mbajtësit e syzeve. Një bllokues korigjimi parandalon gabime të padëshiruehme korigjimi dioptrik, dhe gotat zgjatëse të syrit mund të rrotullohen për përshtatje individuale.

 Printoje këtë faqe 

Shkarkime
Broshura
Produkte të ndërlidhura
Dylbi që stabilizojnë imazhin
  © E drejta e autorit 2011   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit