Kudo që të fillojë udhëtimi juaj te Canon, ka shumë mënyra që ju të zhvilloni karrierën tuaj. Për disa njerëz, mund të nënkuptojë përfitimet nga rrjeti ynë anembanë Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Për shumicën, përfshin shfrytëzimin e çdo mundësie për të çuar përpara veten tuaj dhe biznesin tuaj.
|
|
Administrimi i rendimentit formon bazën për zhvillimin e karrierës te Canon. Procesi ynë u lejon punonjësve që të bien dakort mbi qëllimet dhe të caktojnë plane të zhvillimit personal së bashku me përgjegjësin e tyre. Ai gjithashtu siguron se punonjësi e di se ç'farë pritet prej tyre dhe sesi puna e tyre kontribuon në arritjen e strategjisë së përgjithshme të Canon.
Punonjësit inkurajohen që të marrin një rol aktiv në dhe të marrin përgjegjësitë për zhvillimin e karrierës së tyre. Ekziston një sferë mundësisht për të ecur përpara në karrierën tuaj me Canon, pavarësisht nëse është në një grup biznesi, funksion tjetër apo edhe në një vend tjetër. Përpiqemi që të promovojmë nga brenda, kurdoherë që është e mundur dhe inkurajojmë punonjësit që të shqyrtojnë rolet e reklamuar brenda për brenda.
Procesi ynë i administrimit të talentit na lejon që të përshtasim fuqitë individuale me mundësitë për karrierë brenda biznesit, për të ndihmuar që t'u japin punëtorëve aftësitë dhe përvojën që duhet për të ecur përpara përmes organizatës dhe për të përputhur shpresat me mundësitë në të ardhmen.
Planifikimi i zhvillimit personal u lejon punonjësve që të punojnë me përgjegjësit e tyre për të identifikuar mundësitë e të mësuarit dhe zhvillimit, për të ndihmuar në përparimin e karrierës dhe për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve të Canon.
Të mësuarit & Zhvillimi
Sigurimi se punëtorët tanë mund të vazhdojnë të përmbushin nevojat në ndryshim të klientëve tanë është një përparësi për Canon.
E dimë se shumë situata të të mësuarit krijohen në punë, kështu që inkurajojmë punonjësit që të mësojnë dhe të zhvillohen duke siguruar se ata shfrytëzojnë në maksimum mundësitë rreth tyre, duke zhvilluar vetveten në jetën e përditshme të tyre.
Akademia Canon siguron programë të strukturuar të zhvillimit, përfshirë aftësitë thelbësore dhe të përparuara. Të mësuarit i përqëndruar në biznes përbën një përzierje të zhvillimit në klasë, në internet dhe gjetkë, si kujdestaria dhe trainimi.
Të mësuarit e klasit botëror, e kombinuar me mjedisin mbështetës nënkupton se cilido që bashkohet me Canon ka mundësinë për të çuar më tej karrierën e tyre.
Regjistrohuni dhe aplikoni për punë për të filluar karrierën tuaj me ne
Lexoni më shumë në lidhje me zhvillimin e karrierës nga Linda dhe Sara më poshtë.
|