Rreth nesh  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Rreth nesh > Rreth Canon-it > Aktivitetet ambientale

Canon dhe regulla e BE EC Nr 1907/2006 - REACH

Më 1 qershor 2007 rregulla EC Nr 1907/2006 për regjistrim, evaluim, autorizim, dhe kufizim të kimikaleve (apo shkurt REACH) ka hyrë në fuqi. Kjo rregull ka për qëllim që të përmirësoj mbrojtjen e shëndetit njerëzor dhe ambijetin nga rreziqet të cilët mund të paraqiten nga kemikalet. REACH zavëndëson legjislacionin egzistues me rregullen e përmirësuar dhe të efektshme.


REACH kërkon kontrollimin e karakteristikave të kimikaleve, duke identifikuar rreziqet e shoqëruara në lidhje me shëndetin dhe ambientin dhe siguron që informatat t’i komunikohen furnizuesve dhe shfrytëzuesve final. Në përputhje me principet e Canon mbi përgjegjësinë ndaj ambientit, ne ndërmarrim qasje proaktive drejt përputhjes legale, veçanërisht në lidhje me shëndetin edhe ambientin. Canon dhe furnizuesit tanë të produkteve kimikale kanë përfunduar para-regjistrimin e të gjitha substancave të kimikalve të cilat i importojmë në EU në volum prej 1 tonelate në vit apo më shumë. Canon tani ështe duke përgatitur regjistrimin final të substancave në fjalë sipas afateve të regjistrimit të zgjatura prej 2010 – 2018.

Lista kandiduese e substancave me rrezik të nivelit të lartë sipas artikullit 59 të rregullës REACH është publikuar më 28 tetor 2008. Shumica e produkteve të Canon konsiderohen si „artikuj“ të rregullës REACH dhe ne jemi të vetëdijëshëm për kërkesat informative, në mes tjerash, për artikujt sipas artikullit 33. Më poshtë është dhënë statusi i Canon që nga sot:

Në përgjithësi dihet se kabllot e pajisjeve elektrike dhe elektronike mund të përmbajnë ftalate, duke përfshirë substancen në vijim që është paraqitur edhe në listën kandiduese për substancat me rrezik të nivelit të lartë.
 
・Bis (2-ethylhexyl) phthalate (DEHP) (CAS.No.117-81-7)

Substancën e paraqitur më lartë po ashtu mund ta përmbajnë edhe kabllot e pajisjeve tona elektrike dhe elektornike përtej nivelit 0.1% sipas peshës së artikullit të paraqitur në listë.

Ne kemi kërkuar nga furnizuesit tanë të materialeve, komponentave dhe prodhimeve të gatshëme që të na ofrojnë informacione mbi substancat me rrezik të nivelit të lartë në artikujt e furnizuar. Zbulimet e hulumtimit tonë të fundit do të vendosen në webfaqen tonë. Canon punon ngusht me zinxhirin e vet furnizues për të siguruar përputhje të vazhdueshme me rregullën REACH.

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi që të na kontaktoni përmes reach@canon-europe.com

Të dhënat mbi sigurinë (SDS) për prodhimet tona kimikale mund ti gjeni në: https://msds.canon-europe.com/

Për më shumë informata mbi REACH, ju lutemi të vizitoni Agjencinë mbi Kimikalet Evropiane (ECHA) website:  http://ec.europa.eu/echa/reach_en.html

Listën kandiduese të substancave  me rrezik të nivelit të lartë mund ta gjeni në: http://echa.europa.eu/chem_data/candidate_list_table_en.asp


KUFIZIM I PËRGJEGJËSISË 
Të gjitha të dhënat në këtë deklaratë janë dhënë në përputhje me informatat të cilat kompania  Canon ka poseduar në kohën e publikimit. Kjo deklaratë është dhënë vetëm për qëllime informative. Canon ofron këtë informacion pa garancione strikte apo të nënkuptuara duke përfshirë, në mes tjerash, garancionet  për qëllim të caktuar. Canon nuk garanton që përbajtja e kësaj deklarate nuk përmban gabime.

 Printoje këtë faqe 

  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit