|
Prokurimi i gjelbërt është një nga faktorët më të rëndësishëm të ambientit tonë. Bazuar në këtë bindje, që nga viti 1997 Canon ka promovuar strategji të ndryshme ambientale në të gjitha fushat e aktivitetit korporativ. Këto aktivitete udhëhiqen sipas filozofisë korporative "Kyosei" së bashku me "Standardin Global të Canon për Prokurimin e Gjelbërt". Bazuar në këtë standard, Canon Evropa ka themeluar sistemin e vet për prokurim të gjelbërt i cili synon të arrijë qëllimin e Canon për EU RoHS përputhjen e të gjitha produkteve të reja, prej vitit 2005. Kushtet e Canon për blerjen e përgjegjëshme të letrës Duke qenë kompani përgjegjëse, Canon Evropa, për operacionet e veta ka zgjedhur që të përcjell udhëzimet e WWF-së GFTN, për blerje të përgjegjëshme të prodhimeve pyellore. Pasi që përdorimi kryesor i prodhimeve pyellore të Canon është i limituar në kopjim dhe printim të letrës dhe materialit paketues, ne jemi duke implementuar një set të caktuar kriteresh për origjinën e pulpës, prodhimet e leteres dhe furnizuesit. Kriteret janë implementuar sipas procedurës hap pas hapi, e cila filloi në vitin 2005.
Hapi i parë i procedurës është aplikimi i skemës së vazhdueshme për vlerësimin e furnizuesve. Kushtet e prodhimit, të dhënat gjeografike, edhe menaxhimi ambiental do të vlerësohen, si dhe prodhimet e tyre në lidhje me origjinën, volumet e blerjes, vlerat, kualiteti i prodhimit, performanca dhe formatet. Në bazë të vlerësimit, ne jemi në gjendje që të selektojmë furnizuesin e preferuar apo prodhimet e letrës, varsisht nga performanca ambientale, marrdhënia dhe aftësia biznesore.
Kriteret burimore të përdoruara për të eliminuar kualitetin e letrës të padëshiruar implementohen si në vijim:
1. Burimet legale
2. Burimet e njohura të cilat përputhen me udhëzimet GFTN
3. Burimet në proces të çertifikimit kredibil
4. Birimet kredibile të çertifikuara (FSC) Shqyrtimi i kritereve dhe vendosja e qëllimeve për përmirësim do të mbahet një herë në vit kurse rezultatet e kativiteteve do të publikohen në Raportin e Canon mbi qëndrueshmërinë. Për kontrollin e përputhjes, ne përdorim procedurat për auditim në EMS tonë sipas ISO14001 të cilat implementohen në organizatat shitëse Evropiane. Kërkesat implementohen në nivelin pan-Evropian edhe përdoren si rregulla për blerjen e letrës mbrenda kompanive Evropiane të anëtarësuara edhe të ngjashme të Canon.
|