|
Si partner i ENERGY STAR si dhe një nga prodhuesit udhëheqës të pajisjeve efikase, Canon ka kualifikuar më shumë se 400 prodhime të veta prej që ka filluar programi edhe krenohet që të ju ofroj kopjues, printer, skaner dhe pajisje multifunksionale të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e ambientit pa anashkaluar tiparet e performancës. Në pjesën e përparme të pajisjeve për zyre, Canon ka zhvilluar teknologji origjinale dhe të avancuara për harxhim efikas të energjisë dhe ka fut në përdorim më shumë se 400 prodhime të cilët përmbajnë këtë teknologji. Canon disa herë është shpërblyer si partner i vitit i ENERGY STAR . Prodhimet të cilët i përmbushin standardet për harxhim efikas të energjisë mbajnë logon ENERGY STAR. Ashtu si harxhimet e larta të energjisë dhe ngrohja globale brengosin klientët, ashtu ne jemi të vendosur që të ofrojmë solucione të cilët i ndihmojnë klientëve tanë të kursejnë para, ruajnë energjinë dhe të përmirësojnë kualitetin e ambientit tonë. Shumica (mbi 90 përqind ) e prodhimeve të Canon përmbushin kërkesat e Energy Star. Informatat e detajuara mbi Energy Star mund ti gjeni në: http://www.eu-energystar.org Typical Electricity consumption (TEC) (Harxhim tipik i energjisë) Standardi i ri për të deklaruar harxhimin e energjisë është TEC. Harxhimi tipik i enregjisë (Typical Electricity consumption) (vlera TEC ) = është metodë e testimit dhe krahasimit të performancës së energjisë së pajisjeve e cila fokusohet me energjinë tipike të harxhuar nga një prodhim gjatë operimit normal gjatë një jave. TEC është metod e kalkulimit të uniformuar i cili bënë efikasitetin e energjisë të krahasueshmë gjatë tenderëve. Si ta optimizoni harxhimin e energjisë së pajisjes tuaj printuese ?
(Sqarime dhe instruksione për kursimin e energjisë)
|