Rreth nesh  |   Ku mund të bliniGjeni furnitorin tuaj më të afërm për produktet & zgjidhjet Canon |   Na kontaktoniTë dhënat e kontakteve për zyrat globale të Canon-it Canon Shqipëria
         
Faqja kryesore > Rreth nesh > Rreth Canon-it > Aktivitetet ambientale

Riprodhimi i Kopjuesit

Canon Giessen - aerial view Shumë kohë para se të bëhet e njohur levizja për ambientin, Canon zhvillonte plane për reciklim në njërën nga pjesët kryesore të kompanisë, divizionin e kopjuesit. Riprodhimi i kopjuesve filloi në vitin 1992 në fabrikën e Canon-it në Virginia në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar, fabrikë e dedikuar enkas për riprodhim filloi me funksionim në vitin 1993.


Momentalisht riprodhimi i kopjuesve është transferuar në fabrikën tonë të kopjuesve në Gjermani.

Në mes të rritjes së kërkesës sociale për reciklim, nga industria është kërkuar që të prodhojë prodhime ekologjike. Në Canon, jemi duke vazhduar me reciklimin e kopjuesve, printerëve dhe të gjitha prodhimeve tona tjera.

Riprodhimi dhe reciklimi në lidhje me kopjuesit filloi në vitin 1990 me fillimin e fushatës për mbledhjen e tonerëve të përdorur të kopjuesve personal. Fabrika e Canon-it Dalian në Kinë u hap në shtator të vitit 1991 dhe ripërtrirja filloi në fabrikë në nëntor të vitit 1992.

Momentalisht jemi në fazën e zhvillimit të sistemit të kuptueshëm ripërtrirës i cili mbulon të gjitha pjesët e kopjuesit, trupin si dhe edhe pjesët konsumuese. Në Japoni, makinat e marra me qira dhe ato demonstruese tashmë janë duke u rekondicionuar në fabrikën Sayama të Nippon Typewriter, një kompani partnere. Kjo është shtesë e vijës riprodhuese në fabrikën Canon në Virginia, dhe në fabrikën tonë Evropiane , Canon Giessen në Gjermani.

Canon është duke zhvilluar baza ripërtrirëse në gjithë botën. Përveç riprodhimit, do të zgjërojmë fushën e ripërtrirjes që të përfshijë edhe pllakat rrotulluese të shtypura, rregullimin e rrotulluesve dhe pjesëve dhe njësive tjera. Ndyshime të mëdha strukturore po ndodhin, duke përfshirë edhe zhvillimin e prodhimeve, prodhimtarinë dhe shitjen, si dhe distribuimin dhe rregullimin, si pjesë e përpjekjeve tona për krijimin e një sistemi të kompletuar për ripërtrirjen e kopjuesve.

 Printoje këtë faqe 

Aktivitetet ambientale
Pozita e Canon për REACH
Karta e grupit ambiental të Canon
(Material) Të dhënat mbi sigurinë
Deklarata ECO
Energy Star
Direktiva WEEE
Bateritë dhe qëllimet ambientale të Canon
Blue Angel
Reciklimi i tonerëve
Riprodhimi i Kopjuesit
ISO 9001
ISO 14001
Prokurimi i Gjelbërt i Canon Evropa
Përgjegjësia korporative sociale
Raportet mbi qëndrueshmërinë
  © E drejta e autorit 2010   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit   |   Sitemap
  © E drejta e autorit 2008   |   Kushtet dhe konditat e përdorimit