Direktiva për BE bateritë
Vetëm për bashkimin Evropian edhe EEA Ky simbol tregon që bateritë dhe akumulatorët e përdorë në këtë prodhim nuk duhet të hidhen me mbeturinat tuaja shtëpiake sipas direktviës së 2006/66/EC (“Directivë”) dhe kërkesave lokale. Nëse simboli kimik është printuar nën simbolin e dhënë lartë, në përputhje me direktivën, kjo tregon që metal i rëndë (Hg = Mercury, Cd = Cadmium, Pb = Lead) është prezent në këtë bateri apo akumulator me koncentrim më të lartë se pragu i aplikuar i specifikuar në Direktivë. Bateritë dhe akumulatorët nuk duhet të hidhen si mbeturinë komunale e paklasifikuar. Shfrytëzuesit e baterive dhe akumulatorëve duhet të përdorin sistemin grumbullues për kthimin, reciklimin, dhe trajtimin e baterive dhe akumulatorve. Nëse prodhimi juaj i Canon përmbanë bateri të palëvizshme, atëherë i tërë prodhimi është i mbuluar me Direktivën e BE WEE (Pajisjet e shpenzuara Elektrike dhe Elektornike) dhe duhet të dorëzohen në lokacionin e autorizuar grumbullues për WEEE. Lokacioni grumbullues më pastaj do të ndërmarrë hapat e nvojitura për reciklimin dhe trajtimin e prodhimit, duke përfshirë edhe bateritë. Pjesëmarrja e klientëve në grubmullimin dhe reciklimin e baterive dhe akumulatorëve është me rëndësi për të minimizuar efektet potenciale të baterive dhe akumulatorve në ambientin edhe shëndetin njerëzor përshkak të substancave të përdorura në bateri dhe akumulatorë. Në BE, ekzistojnë skema të ndara për grumbullimin dhe reciklimin e baterive dhe akumulatorëve. Për informata shtesë mbi skemat për reciklimin e baterive dhe akumulatorëve në vendin tuaj, ju lutemi që të kontaktoni zyren tuaj lokale, autoritetin për mbeturina apo departamentin për menaxhimin e mbeturinave.
|